Suedia ka arritur të marrë një fitore 4-1 përballë Gjermanisë duke zënë vendin e parë në Grupin C të Kampionatit Evropian të Femrave, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
Gjermanet kaluan të parat në avantazh me anë të Brand 7′, por reagimi i suedezeve ishte i pamëshirshëm duke kompletuar “pokerin” me Blackstenius 12′, Holmberg 25′, Rolfö 34′ (p) Hurtig 80′. Gjermanet luajtën me një lojtare më pak nga minuta e 31-të për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Wamser.
Suedia në vend të parë me 9 pikë dhe kualifikohet në çerekfinale si e para e grupit, e ndjek Gjermania e vendit të dytë me 6 pikë.
Në sfidën tjetër të grupit, Polonia ka arritur të marrë një fitore 3-2 përballë Danimarkës me golat e Padilla 13′, Pajor 20′ dhe Wiankowska 76′. Për danezet shënuan Thomsen 59’ dhe Bruun 83′.
Polonia e mbyll në vend të tretë me 3 pikë, ndërsa Danimarka në vend të fundit me 0 pikë.