Tuesday, 10. March 2026
Sport

Firmino bëhet me skuadër të re, do të fitojë 30 milionë euro në sezon

GS 13/07/2025 1 Min. Lesezeit

Roberto Firmino, ish-ylli i Liverpoolit, ka përfunduar transferimin e tij te klubi i Katarit, Al Sadd, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Braziliani 33-vjeçar largohet nga skuadra saudite Al Ahli, ku ishte pjesë që nga vera e vitit 2023 dhe kontribuoi në suksesin kontinental të klubit.

Firmino ndihmoi Al Ahli të fitonte Ligën e Kampionëve të AFC në maj 2025, por u çregjistrua pas ardhjes së Galenos nga Porto për 50 milionë euro.

Në sezonin 2024/25, ai regjistroi 12 gola dhe 10 asistime në 31 ndeshje, duke konfirmuar vlerën e tij si një sulmues me përvojë dhe efikasitet.


Teilen: