Tuesday, 10. March 2026
Sport

Sigal Prishtina paralajmëron sezon të suksesshëm

GS 13/07/2025 1 Min. Lesezeit

KB Sigal Prishtina me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se sezoni 2025/26 në basketbollin kosovar, do të jetë sezon i saj.

Skuadra nga kryeqyteti të dielën ka bërë një postim të shkurtër duke bërë me dije se po përgatitet për transferimet dhe kompletimin e ekipit në kohë.

Në fakt, Sigal Prishtina është pothuajse ekipi i vetëm në Superligën e Kosovës në basketboll që nuk ka bërë asnjë lëvizje.

Nuk ka trajner për sezonin e ri dhe po ashtu nuk dihet me cilët lojtarë vendor do të jenë pjesë e Sigal Prishtinës.

“Le të jetë ky sezoni ynë, Forca Bardhekaltër”, ka postuar Sigal Prishtina.

Teilen: