Sunday, 10. May 2026
Sport

Wesley drejt Serie A

GS 13/07/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Flamengo, Wesley ka paralajmëruar transferimin në Serie A të Italisë.

Wesley që ka treguar paraqitje të mira në Botërorin e klubeve në SHBA, ka tërhequr vëmendjen e Juventusit dhe Romës, ekipe që janë në garë për shërbimet e tij.

Tek Flamengo janë të gatshëm ta lënë të lirë Wesleyn, por vetëm nëse marrin një ofertë prej 25 milionë eurosh, pasi ky është çmimi i caktuar nga klubi brazilian.

Roma po shihet favorite për transferimin e tij, por në anën tjetër edhe Juventusi po monitoron situatën e brazilianit 21-vjeçar.

Teilen: