Granit Xhaka ka gjetur akord verbal me drejtuesit e ekipit saudit Noem SC. Sipas medieve gjermane mesfushori i Leverkusen është i vendosur që të largohet nga Bundesliga këtë sezon pasi është gati për një aventurë të re.
Noem SC ka mundur që të gjejë gjuhën e përbashkët me 32-vjeçarin duke i premtuar një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh. Në këtë pikë mungon vetëm marrëveshja mes klubeve. Në mënyrë jo zyrtare skuadra e
Saudi Pro League i ka bërë me dije Leverkusen se është gati që të ofrojë deri në 6 milionë euro për shërbimet e Granit Xhakës.
Interes të fortë për shërbimet e Xhakës ka treguar edhe skuadra e Fenerbahçes. Klubi turk është në pritje dhe ka lënë të kuptohet se do të aktivizohet në momentin kur mes Leverkusen dhe Noem SC nuk do të ketë marrëveshje.