Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për një tjetër futbollist shqiptar pas insistimit të drejtorit sportiv, Igli Tare.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Mario Mitaj po monitorohet nga ekipi italian që pritet së shpejti të bëjë ofertë për shërbimet e tij.
Thuhet se Mitaj po shihet si opsion i mirë dhe i lirë për të zëvendësuar francezin Theo Hernandez, i cili ditë më parë u transferua në Arabinë Saudite, tek Al-Hilali.
Mitaj 21-vjeçar është reprezentues i Shqipërisë, ndërsa luan për Al-Ittihadin, ekip të cilit iu bashkua nga Lokomotiva e Moskës.
Mitaj ka fituar dy trofe në Arabinë Saudite me fanellën e Al-Ittihadit dhe ka kontratë deri në vitin 2028 kurse kartoni i tij vlerësohet mbi 5 milionë euro.
Ai gjithashtu ka edhe 24 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa më herët kishte tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Anglia dhe Turqia.