• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lexuesi i buzëve tregon bashkëbisedimin mes Trump dhe skuadrës së Chelsea përpara ceremonisë  

14/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori i Klubeve 2025 u mbyll me fitoren e Chelsea-t, por situatat e krijuara në aktin final të këtij turneu e bëjnë të paharrueshëm. Donald Trump mori një mdedalje, kërkoi që të ngrinte trofeun me kapitenin e skuadrës fituese, spektakli mes pjesëve zgjati 24 minuta ndërsa Luis Enrike humbi qetësinë e tij.

Por prania e Donald Trump në podiumin ku Chelsea ngirit për herë të parë trofeun ishte njëri prej momenteve epike të mbrëmjes. Siç edhe u pa nga kamerat presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bisedoi me disa prej protagonistëve të ekipit fitues, të cilët në një moment të parë nuk kuptuan qëllimet e tij. Për herë hedhur dritë mbi atë çfarë u pa, tabloidët kanë punësuar lexues buzësh, të cilët kanë interpretuar atë çfarë u tha mes Trump dhe lojtarëve të Chelsea-t.

“Jam një tifoz i zjarrtë i Chelsea. Jam tifoz me ju. Bravo të qoftë”, i tha Trump, Palmer-it pasi i dorëzoi trofeun që i shkoi lojtarit më të mirtë të turneut sipas ekspertit Jeremy Freeman. Palmer dhe Trump ishin protagonistë të një tjetër bashkëbisedimi edhe pse këtë herë nuk ishte direkt. Kur Trump nuk u largua nga podi i vendosur për ekipin fitues Palmer, sipas ekspertit, thotë: “Çfarë po bën ky?”. Një version të tillë e pranon edhe vetë lojtari, i cili në konferencën për shtyp tha: “Ishin disi konfuz pasi e dija se ai do të dorëzonte trofeun, por nuk e dija se ai do të qëndronte me ne edhe në momentin kur e ngritëm lart”.

Në momentin kur James kërkoi miratimin e skuadrës për të ngritur trofeun, Pamer ndërhyri. “Jo, jo, jo… prit, prit, prit pak”, mësohet të ketë thënë numri dhjetë sipas ekspertit. Më tej kapiteni u drejtua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kërkuar aprovimin e tij. “A mund ta ngre?”, ndërsa Trump i përgjigjet: “Mundemi, shumë mirë!”, shpjegon Jeremy Freeman. Sipas ekspertit në atë çast ka ndërhyrë edhe portieri Sanchez, i cili i ka kërkuar Trump: ”A do që ta ngrejmë trofeun pranë jush?”. Aty Trump jep aprovimin e tij me kokë dhe nis edhe festa e madhe dhe e… çuditshme.

Next Post

Ardon Jashari “bojkoton” Bruggen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.