Tuesday, 10. March 2026
Sport

Ardon Jashari “bojkoton” Bruggen

GS 14/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ardon Jashari po kërkon me çdo kusht largimin nga Brugge dhe për këtë arsye ka prishur raportet me skuadrën belge, kanë njoftuar të hënën mediumet e huaja.

Për shkak se Brugge po refuzon të gjitha ofertat për Jasharin, në veçanti atë të Milanit, ekip që mesfushori shqiptar po dëshiron ti bashkohet.

Jashari nuk është paraqitur në festën e Brugget, ku janë zbuluar fanellat për sezonin e ri dhe ka paralajmëruar se do ti bojktojë stërvitjet.

Me këto veprime, Jashari po përpiqet ta detyrojë Bruggen për të pranuar ofertën e Milanit në vlerë prej 35 milionë eurosh për kartonin e tij, ndërsa belgët po kërkojnë 40 milionë euro.

23-vjeçari tashmë ka refuzuar edhe oferta nga klubet tjera të Evropës, vetëm për shkak se insiston të transferohet në “San Siro”.

Teilen: