Thursday, 12. March 2026
Sport

Merkato/ Shtutgarti kërkon zëvendësuesin e Woltemade, i kërkon Chelsea-t informacione për Brojën

GS 15/07/2025 1 Min. Lesezeit

Bundesliga gjermane mund të jetë një destinacion i mundshëm për Armando Brojën pasi në orët e fundit interes të fortë për shërbimet e shqiptarit ka treguar ekipi i Shtutgart. Skuadra e Shtutgartit po përgatitet për të shitur sencacionin e sezonit që sapo u mbyll, Nick Woltemade, i cili ka një akord me Bayern-in e Mynihut.

Sipas “The New York Times” klubi gjerman po kërkon që të gjejë një zëvendësues për 23-vjeçarin dhe shikon te shqiptari profilin ideal. Broja prej javësh ka mësuar nga klubi tij se duhet të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

Teilen: