Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e skuadrave nga Bundesliga e Gjermanisë.
Leipzigu dhe Stuttgarti, janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shëbrimet e 23-vjeçarit.
Te dyja ekipet gjermane, do të nisin kontaktet me Chelsean për të arritur marrëveshje rreth transferimit të Brojës këtë verë.
Broja do të largohet nga Chelsea edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 20 milionë euro.
Sezonin e fundit, Broja ishte i huazuar tek Evertoni por për shkak të lëndimeve të shpeshta pati vetëm 10 paraqitje në Premier League.
Ai nuk bën pjesë në planet e Chelseat dhe pritet që së shpejti të zhvendoset në futbollin gjerman.