Myrto Uzuni ka qenë protagonist mbrëmjen e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fitoren që Austin FC mori në transfertë përballë LA Galaxy. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të ndeshjes, e cila u mbyll në shifrat 2-1 në favor të ekipit teksan.