• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shtutgart refuzon ofertën e dytë të Bayern për Woltemade, Mercedes dhe Porche mbështesin vendimin e bordit

17/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Siç pritej tratativat për të dërguar Nick Woltemade në Mynih do të jenë të vështira për Bayern-in e Mynihut. Klubi bavarez i ka paraqitur pasditen e djeshme një ofertë të përmirësuar ekipit të Shtutgart për shërbimet e 23-vjeçarit.

Në ofertën e dytë zyrtare Bayern kishte vendosur në pjatë 50 milionë euro dhe 5 milionë në formë bonusesh si dhë 10% të shumës që do të përfitonte nëse në të ardhmen shet Nick Woltemade-n.

Sipas medieve gjermane edhe kjo ofertë e dytë e ekipit bavarez është refuzuar pasi Shtutgart ka lënë të kuptohet se shifra për të cilën do të privohej nga shërbimet e sulmuesit do të ishte ajo e 65 milionë eurove.

Në këtë vendim të rëndësishëm shefi i ekzekutiv i Shtutgart, Alexandre Wehrle dhe drejtori sportiv, Fabian Wohlgemuth thuhet se kanë mbështetjen e plotë të bordit supervizor. Gjithashtu mësohet se presidenti i klubit Dietmar Allgaier dhe dy aksionerët e rinj, të cilët janë kompani si Porche dhe Mercedes, kanë mbështetur këtë linjë të ndjekur nga klubi. Situata është e ndërlikuar për Bayern pasi për momentin Shtutgart nuk ka nevojë për të shitur lojtarë. Hyrja e Porche me aksione i ka sjellë klubit 100 milionë euro ndërsa edhe premio e UEFA-s nga pjesëmarrja në Champions janë një garanci e fortë për bordin në negociatën për Woltemade.

Next Post

Kocaelispor sfidon Samsunsporin për Manajn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.