Tuesday, 17. March 2026
Sport

Asllani do vetëm Serie A, irritohen drejtuesit e Interit

GS 18/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ndërsa Interi punon për të kompletuar skuadrën e re, merkato është një temë e nxehtë te klubi zikaltër. Katër lojtarë janë në periferi të projektit të trajnerit të trajnerit Chivu: Aleksandar Stankovic, Tajon Buchanan, Kristjan Asllani dhe Sebastiano Esposito.

Qëllimi i drejtuesve është të përfitojnë ekonomikisht nga lojtarët që, nëse qëndrojnë, nuk do të gjejnë shumë hapësira sezonin e ardhshëm.

Për Asllanin, thelbi i çështjes është dëshira e tij për të qëndruar në Serie A: mesfushori shqiptar ka refuzuar çdo ofertë jashtë Italisë, duke irrituar pjesërisht drejtuesit e klubit. Fiorentina është skuadra që dëshiron të bëjë të vetin Asllanin.

Teilen: