• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Po vjen Cristiano Ronaldo, Hannover përfundon në një… shkollë

18/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Al Nassr i Cristiano Ronaldos pritet këtë fundjavë (e diel, 20 korrik) në qytetin austriak të Saalfelden për kampin e tyre stërvitor veror, i cili do të vazhdojë deri më 4 gusht, nën udhëheqjen e trajnerit të ri Jorge Jesus, i cili zëvendësoi Stefano Piolin. Siç raporton RMC Sport, për shkak të marrëveshjeve të mëparshme, kjo mbërritje do të ndryshojë planet e klubit gjerman Hannover 96 krahasuar me vitet e kaluara.

Ekipi i Bundesligës 2 zakonisht qëndronte në një hotel me 4 yje në qytet, por duke pasur parasysh praninë e Al Nassr, këtë vit ata vendosën të heqin dorë nga fusha e tyre e zakonshme stërvitore dhe të zhvendosin selinë e tyre në kompleksin sportiv të shkollës së mesme lokale, ku do të përgatiten për sezonin e ri.

Në të gjitha këto, mbërritja e yllit portugez në vendin me 16,000 banorë ka vënë në gatishmëri edhe sigurinë personale të lojtarit. Raportet e shtypit lokal thonë se të paktën 16 roje sigurie janë punësuar për të siguruar privatësinë e tij dhe për të parandaluar që ai të “sulmohet” nga kalimtarët.

Lidhur me transferimin, trajneri i Hannoverit, Christian Titz, siguroi se përshtatja me këtë situatë të pazakontë nuk do të jetë problem: “Nuk është problem. Kushtet janë të shkëlqyera. Fusha është në gjendje të shkëlqyer”.

Next Post

Europiani i Femrave në RTSH: Spanja në gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.