Monday, 16. March 2026
Sport

Euro 2025 në RTSH: Franca sfidon Gjermaninë për “biletën” e fundit në gjysmëfinale

GS 19/07/2025 1 Min. Lesezeit

Franca do të përballet me Gjermaninë sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit në çerekfinalen e fundit të Kampionatit Europian të vajzave, që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH. Të dyja skuadrat do të bëjnë të pamundurën që të sigurojnë një vend në gjysmëfinale, aty ku i pret Spanja.

Kur këto ekipe u takuan në gjysmëfinalet e vitit 2022, ishte Gjermania ajo që u kualifikua. Këtë herë, është Franca ajo që shkon në fazën eliminatore me formën në favor të saj, pasi doli nga Grupi D me tre fitore nga tre ndeshje.

Gjermania nisi mirë Europianin duke u kualifikuar pas ndeshjes së dytë, por humbja e thellë përballë Suedisë në ndeshjen e fundit të grupit sikur zbehu disi paraqitjen e skuadrës gjermane në këtë turne.

Formacionet e mundshme:

Franca: Peyraud-Magnin; De Almeida, Lakrar, Sombath, Bacha; Geyoro, Jean-François, Karchaoui; Cascarino, Katoto, Baltimore

Gjermania: Berger; Linder, Minge, Knaak, Kett; Senß, Nüsken; Brand, Dallmann, Bühl; Schüller

Teilen: