• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria aranzhon një miqësore me 4 shtator, pesë ditë para ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë

19/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar caktimin e një ndeshjeje miqësore në fillim të muajit shtator.

Shqipëria më 9 shtator do të rikthehet të luajë ndaj Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, drejtuesit e FSHF-së janë përkujdesur ta aranzhojnë një miqësore ndaj Gjibraltarit, pesë ditë përpara kualifikueses, për të testuar gjendjen e lojtarëve.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator”, njofton fillimisht FSHF me anë të faqez zyrtare.

“Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00”.

“Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania””.

“Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare”, mbyll komunikatën FSHF.

Next Post

Ten Hag turpërohet në debutim, Leverkusen mposhtet thellë nga skuadra U20 e Flamengos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.