Tuesday, 10. March 2026
Sport

Vazhdon martesa Courtois-Real, portieri belg rinovon kontratën me madrilenët

GS 19/07/2025 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit bëri një përjashtim nga një rregull i vetëimponuar për klubin: nuk lejohen rinovime ose zgjatje të kontratave për lojtarët mbi 32 vjeç.

Por për një kampion të kalibrit të Thibaut Courtois, madrilenët mund të bëjnë një përjashtim. Sipas Marcas, portieri 33-vjeçar belg ka nënshkruar një kontratë të re me “Los Blancos” për një sezon tjetër.

Marrëveshja aktuale, e cila skadon në vitin 2026, është zgjatur deri në qershor 2027. Prandaj, Courtois do të luajë për Real Madridin për të paktën dy sezone të tjera.

Teilen: