Thursday, 12. March 2026
Sport

Julian Shehu bën shou në Poloni, supergol i përfaqësuesit shqiptar

GS 19/07/2025 1 Min. Lesezeit

Julian Shehu po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar, e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshëm, teksa realizoi një supergol në minutën e 40-të, në duelin ndaj Zaglebie, të vlefshëm për javën e parë.

Vlen të theksohet fakti, se titullar në këtë përballje te Vidzev Lodz, aktivizohet edhe Lindon Selahi, shqiptari tjetër, i cili u transferua në këtë merkato vere te skuadra polake nga kampionët e Rijekës.  Pjesë e skuadrës është edhe Dion Gallapeni që kaloj javë më parë nga Prishtina.

Teilen: