Deri tani, Jannik Sinner ka arritur një sërë rekordesh, të cilët ndjekin njëri-tjetrin, javë pas jave, duke mbushur faqet e një historie të pabesueshme. Me fitoren e tij në Wimbledon të dielën e kaluar, Jannik u bë lojtari i parë që nga viti 1970, që fiton tre nga katër turnetë Grand Slem, US Open, Australian Open dhe Wimbledon, Finalet dhe Kupën Davis. Një gjë e rrallë kjo, që i bën bëmat e numrit një në botë edhe më verbuese. Në të kaluarën, lojtarë të tjerë të tenisit kanë mbajtur tre Slams dhe Finalet njëkohësisht. Por jo Kupën Davis. Tenisti italian kaloi muaj vuajtjesh që e bënë të rritej edhe më tej, njësoj si finalja e Roland Garros, të cilën e humbi edhe pse kishte në dorë tri pikë për ta fituar ndeshjen. Një kujtim i fshirë nga gëzimi i fitoren në Wimbledon: “Nuk besoj se dështimi ekziston në sportin tonë nëse jep 100% dhe bën më të mirën tënde”, tha ai një ditë pas triumfit të tij. “Mund të kesh ditë të mira dhe të këqija. Jam me fat që i kam përjetuar të dyja. Nëse nuk i përjeton ditët e këqija, nuk i vlerëson ato të mirat. Kam kaluar kohë të vështira brenda dhe jashtë fushës. Ky trofe ishte vetëm një ëndërr pak kohë më parë, tani është bërë realitet.” Por ai ka qëllime të reja përpara, mbrojtja e vendit të parë në renditje nga Carlos Alcaraz dhe zgjatja e mbretërimit të tij 58-javor si Nr. 1 në botë.