Saturday, 14. March 2026
Sport

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

GS 19/07/2025 1 Min. Lesezeit

Liria e Prizrenit ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Tiranës, të luajtur të shtunën.

Për Lirinë, kjo ishte miqësorja e dytë në këtë fazë përgatitore dhe fitorja e parë nën drejtimin e Klodian Duros.

Në Tiranë, Liria triumfoi me rezultatin 3:2.

Pjesa e parë u mbyll 2:2 kurse të dy golat për Lirinë, i realizoi Albion Kurtaj.

Fitoren Lirisë ia siguroi Xhevat Kurti, me golin e shënuar në pjesën e dytë.

 

 

 

 

Teilen: