Saturday, 9. May 2026
Sport

Europa League 2025-2026/ Hacken eliminon Anderlecht-in e Hasit, Etrit Berisha hero në Goteborgu pret dy penallti dhe shënon të fitores

GS 31/07/2025 1 Min. Lesezeit

Të pranishmit në “Bravida Arena” të Goteborgut kanë asistuar në një ndeshje epike mes Hacken dhe Anderlecht-it të Besnik Hasit. Takimi i vlefshëm për turin e dytë eliminator të Europa League ishte si një finale për ekipin vendas pasi kishte humbur 1-0 duelin e parë në Belgjikë.

Ndeshja e kthimit nisi mirë për ekipin suedez pasi gjeti golin në të 33’ me Svanback. Në pjesën e dytë miqtë nga Belgjika barazuan falë Dolberg, i cili në të 54’ shënoi nga pika e bardhë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 92’ gjetën golin e 2-1 falë Gustafson, i cili gjithashtu u treagua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky gol dërgoi ekipet në shtesat nga 15’ ku asnjëra nga skuadrat nuk rrezikoi duke lënë gjithçka që të vendosej me penallti. Nga pika e bardhë ekipi vbendas u tregua i saktë duke i shënuar të katërta ndërsa formacioni belg gaboi dy herë. Augustinsson dhe Vazquez gabuan përballë Etrit Berishës, i cili mori përsipër penalltinë e fundit, të cilën e ktheu në gol duke kualifikuar kështu Hacken në turin tjetër.

Teilen: