Armando Broja do të largohet nga “Stamford Bridge”, por jo nga Prermier League pasi Chelsea ka gjetur një ekip që është gati të paguajë sa kërkon për shërbimet e shqiptarit.
Sipas medieve britanike Broja do të transferohet te ekipi i Burnley, i cili është gati që të paguajë 25 milionë paund për kartonin e sulmuesit.
Zyrtarizimi i akordit pritet që të bëhet në 24 orët e ardhshme pasi Broja të ketë kryer edhe vizitat mjekësore.