Saturday, 9. May 2026
Sport

Newcastle kërkon 175 milionë euro për Isakun

GS 03/08/2025 1 Min. Lesezeit

Newcastle Unitedi ka caktuar çmimin për sulmuesin Alexander Isak, për të cilin thuhet se ka marrëveshje personale me Liverpoolin.

Liverpoolit i është refuzuar oferta prej 145 milionë eurosh për suedezin, pasi Newcastle për ta lënë të lirë Isakun po kërkon dukshëm më shumë.

Thuhet se Newcastle i ka bërë me dije Liverpoolit se kartoni i sulmuesit Isak kushton 175 milionë euro dhe mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i lojtarit.

Isak haptazi ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Newcastle dhe Liverpooli po e sheh si përforcim ideal për sulmin.

Teilen: