Wednesday, 6. May 2026
Sport

Daku ia siguron fitoren Rubin Kazanit

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Mirlind Daku ka vazhduar me formën e mirë në sezonin e ri të Superligës së Rusisë.

Të hënën mbrëma, Daku ia ka siguruar fitoren Rubin Kazanit në shtëpi ndaj Sochit, në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit.

Rubin Kazani fitoi 2:1, ndërsa Daku realizoi të dy golat për ekipin vendas. Fillimisht, ai shënoi në minutën e 12-të nga penalltia për 1:0 kurse rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 78-të.

Në katër ndeshjet e parë të sezonit të ri, Daku ka realizuar po aq gola. Tre i ka shënuar në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë.

Daku luajti gjatë tërë ndeshjes ndaj Sochit dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa te Rubini u aktivizuan edhe Veldin Hoxha e Dardan Shabanhaxhaj.

Me këtë triumf, Rubin Kazani ka tubuar shtatë pikë pas tri ndeshjeve të luajtura në kampionat, ku ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.

Teilen: