• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

05/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati dy muajsh negociatash, Milani praktikisht ka arritur një marrëveshje me Club Brugge për Ardon Jasharin.

Mesfushori i lindur në vitin 2002 ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 2.5 milionë euro neto, që zgjat deri në qershor të vitit 2030.

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, arriti një marrëveshje bazë me klubin belg bazuar në 33.5 milionë euro plus 4.5 milionë euro të tjera në bonuse për një vlerësim të përgjithshëm prej 38 milionë eurosh: tani mbeten vetëm metodat e pagesës për t’u rënë dakord midis dy klubeve.

I transferuar vitin e kaluar nga klubi zviceran Luzern për 6 milionë euro, Jashari shënoi katër gola,  pati gjashtë asistime dhe po aq kartonë të verdhë në 52 paraqitje sezon për Club Brugge, duke fituar Kupën e Belgjikës.

Ai deri më tani ka luajtur katër herë për Kombëtaren e Zvicrës kurse te Milani pritet të prezantohet ditëve në vijim.

23-vjeçari bëhet përforcimi i tretë i Milanit në mesfushë gjatë kësaj vere pas Luka Modriqit e Samuele Riccit, duke kompletuar kështu këtë repart të trajnerit

Massimiliano Allegri.

Next Post

Mungon vetëm zyrtarizimi, Mladen Milinkoviç është trajneri i ri i Partizanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.