Wednesday, 6. May 2026
Sport

Jashari i lumtur për transferimin te Milani

GS 06/08/2025 1 Min. Lesezeit

Ardon Jashari tashmë është në Milano dhe gjatë ditës do ti nënshtrohet testeve mjekësore para se ta firmos kontratën dhe të prezantohet te skuadra e Milanit.

Me të arritur në Itali, në orët e vona të së martës, Jashari ka folur shkurt si lojtar i skuadrës nga Serie A.

“Jam i lumtur”, ka thënë Jashari kur është pyetur se si po ndihet që më në fund transferimi i tij nga Brugge te Milani është realizuar.

Në fakt, negociatat mes dy skuadrave kanë zgjatur shumë, me Bruggen që u rezistonte ofertave të Milanit pasi për kartonin e Jasharit kërkonte të paktën 40 milionë euro.

Marrëveshja u arrit për 38 milionë euro me bonuse, ndërsa Jashari do të firmos kontratë deri në vitin 2030 me Milanin dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Teilen: