Wednesday, 6. May 2026
Sport

Merr fund pritja, Partizani prezanton trajnerin e ri

GS 06/08/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: Mladen Milinkovic është trajneri i ri i skuadrës së Partizanit. 57-vjeçari u prezantua gjatë ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.

Milinkovic, i cili do të pasojë Skënder Gegën, mbërriti të martën në mbrëmje në Tiranë, pas prezantimit do të nisë menjëherë nga puna për sezonin e ri.

Mladen është një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, ka drejtuar më parë Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa eksperienca e tij e fundit është me Buducnost Podgorica.

Teilen: