• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Konfirmohet Turneu “Six Kings Slam”

07/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Turneu më i pasur në botë i tenisit është konfirmuar tashmë. Me pjesëmarrjen e Sinerit, Alkaraz dhe Xhokoviç, do të zhvillohet në Riad nga data 15-18 tetor, turneu “Siks Kings Slem”. Në posterin e publikuar nga organizatorët është vërejtur një gabim, përsa i përket trofeve të fituar nga këta tenistë.

Posteri i Six Kings Slam është tashmë zyrtar. Turneu më i pasur në historinë e tenisit do të kthehet në Riad, me një çmim prej 7.5 milionë eurosh për fituesin. Tenistët kryesorë Jannik Sinner, Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic kanë konfirmuar praninë e tyre. Të ftuarit e rinj do të jenë: Alexander Zverev, Jack Draper dhe Taylor Fritz. Turneu do të zhvillohet nga 15-18 tetor.

Njoftimi i këtij turneu u bë nëpërjet një posteri në mediat sociale, ku paraqiteshin lojtarët me kurora dhe me shkrime në fytyrat dhe trupat e tyre. Ku vërehet menjëherë një gabim i dukshëm në lidhje me titujt e kampionit italian.

Në secilën prej figurave të tre kampionëve të mëdhenj ishin shkruan numrat e trofeve Grand Slam të fituar prej tyre: 24 për Djokovic, 5 për Alcaraz dhe 5 për Sinnerin. Por në fakt italiani, numri 1 i botës ka fituar vetëm 4 trofe të tillë.

Një gabim apo një dëshirë përpara US Open? Përgjigja do të duhet të presë deri më 7 shtator, kur Nju Jorku do të kurorëzojë kampionin e saj të ri.

Next Post

Konfirmohet interesimi për portierin Muriq

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.