Wednesday, 6. May 2026
Sport

Stafa kthehet tek Liria

GS 07/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori nga Shqipëria, Andri Stafa rikthehet te skuadra e Lirisë, mëson ekskluzivisht Tëvë 1.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve është arritur dhe është vetëm çështje kohe përpara se 23-vjeçari të prezantohet te skuadra nga Prizreni.

Stafa do të firmos kontratë njëvjeçare me Lirinë dhe do të jetë përforcim i duhur në arritjen e objektivave të klubit, rikthimin në Superligë.

Stafa ka luajtur një sezon për Lirinë, përpara se sezonin e shkuar të kthehet në Shqipëri te Besa e Kavajës.

Madje, ai ishte kapiten i Lirisë para dy sezonesh kur ekipi prizrenas u rikthye në elitën e futbollit kosovar por nuk arriti të mbijetojë.

Stafa në Kosovë ka luajtur edhe për skuadrën e Llapit, ndërsa në Superligë ka regjistruar 45 paraqitje në total.

Teilen: