• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Heroi i Steauas nuk përmbahet pas triumfit ndaj Dritës

07/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Daniel Birligea që shënoi dy gola në fitoren e Steaua Bukureshtit me përmbysje të rezultatit ndaj Dritës nuk ka mundur të përmbahet pas përfundimit të ndeshjes.

Gjatë intervistës, Birligea ka filluar të qaj nga gëzimi duke shtuar se ekipit të tij i duhej patjetër fitorja pas një serie prej katër humbjeve rresht.

Steaua mposhti 3:2 Dritën, falë tre golave në pjesën e dytë pasi deri në minutën e 65-të ishte në disavantazh prej dy golave nga skuadra kosovare.

Mendoj se pas rezultatit 2:0 skuadra ndryshoi për mirë. Diçka ndryshoi tek ne, përfunduam duke pësuar gola dhe duke ndenjur me kokën ulur, duke mos u dukur si vetvetja. Nuk kemi treguar në ndeshjet e fundit se dimë të luajmë futboll. Shpresoj të rikuperohemi që tani e tutje”, tha ai.

“Ishte pak më e vështirë. Pashë një pjesë lumturie që më bëri të qaja. Kishim nevojë për këtë fitore për t’u hapur. Të gjithë vuajtëm pak, ishte e vështirë, por shpresoj që të gjithë të luftojmë dhe t’u sjellim lumturi të gjithëve”.

Birligea shpreson që Steaua të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Prishtinë.

“Mendonim se ishim shumë të mirë, por doli që nuk ishim aq të mirë dhe se duhej të punonim, të luftonim. Nuk luftuam, nuk luajtëm mirë. Ishim të gjithë në letargji, si ekip. Shpresoj të fitojmë përsëri”, u shpreh ai.

Next Post

Trajneri i Steauas pret ndeshje të vështirë në Prishtinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.