Wednesday, 6. May 2026
Sport

Shqiptaro-amerikani Edward Beqiri, lojtari më i ri i KB Peja

GS 08/08/2025 1 Min. Lesezeit

22-vjeçari Edward Beqiri (pozita 4, 201cm) nga New York, SHBA dhe me prejardhje nga Kosova, bëhet basketbollisti i radhës që i bashkohet skuadrës së KB Peja për edicionin e ri 2025/26.

Beqiri sezonin e fundit ishte pjesë e City College of New York – ku luajti me mesatare prej 14.7 pikë, 5.9 kërcime, 3.5 asistime për ndeshje me saktësi impresive 46.1% nga loja e hapur dhe 36.7% për 3 pikë.

Basketbollisti do t’i bashkohet skuadrës më 25 gusht, kur fillojnë përgatitjet parasezonale në prag të edicionit të ri – nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson.

Teilen: