Wednesday, 6. May 2026
Sport

U dëmtua në ndeshjen ndaj Nome Kalju, operohet sulmuesi i Partizanit

GS 09/08/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani njofton se sulmuesi Albers Keko, që u dëmtua në ndeshjen e parë kundër Nome Kalju në Conference League, është operuar. Lojtari iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale, që përfundoi me sukses.

Keko do të nis pas disa ditësh pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit.

“Albers Keko ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryqytetas.

Teilen: