Wednesday, 6. May 2026
Sport

Grapeland rikthen Umipigun në Superligën e basketbollit

GS 09/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra debutuese e Superligës së Kosovës për stinorin e ri, Grapeland ka zyrtarizuar sot transferin e radhës të huaj.

Rahovecasit kanë prezantuar ish-lojtarin e Pejës dhe Bashkimit, si përforcimin e tyre të ri.

Lojtari në edicionin e fundit ishte pa ekip, derisa te Bashkimi ka luajtur me 10.9 pikë për ndeshje e te Peja me 11 pikë.

Ai ka përvojë edhe në liga si: Zvicra, Ukraina, Lituania, Turqia, Bullgaria, Sllovakia etj.

Teilen: