Wednesday, 6. May 2026
Sport

Anis Mehmeti starton me gol e fitore në sezonin e ri te Bristol City

GS 09/08/2025 1 Min. Lesezeit

Anis Mehmeti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion me fanellën e Bristol Cityt në kategorinë e dytë të futbollit anglez, i njohur si Championship.

Shqiptari gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Sheffield Unitedit në udhëtim, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1:4. 

Në minutën e 46-të, pas një harkimi nga e djathta, Mehmeti arriti të shënonte një gol mjaft të bukur falë një kordimini perfekt brenda zonës, duke ngritur shifrat në 1 me 3. 

Në edicionin e kaluar 24-vjeçari u aktivizua 44 ndeshje me fanellën e Bristol Cityt në Championship, duke shënuar 12 gola si dhe regjistroi 1 asist.  

Mehmeti numëron 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares shqiptare. Vlera e tij në treg sipas “Transfermakt” është 7 milionë euro.  

Teilen: