Wednesday, 6. May 2026
Sport

Mohamed Salah i reagon UEFA-së, në postimin në lidhje me vdekjen e futbollistit palestinez

GS 09/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Egjiptit dhe Liverpoolit, Mohamed Salah ka bërë një reagim ndaj shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA-s.

UEFA-ja ka publikuar një foto të futbollistiti Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pele palestinez”, i cili ndërroi jetë gjatë kësaj jave.

Ai u vra nga sulmet ajrore izraelite dhe pikërisht kjo gjë e shqetësoi lojtarin e Liverpoolit.

Në postimin e UEFA-s, nuk ceket fare se si u vra lojtari palestinez, kurse Salah shkruan: Mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?

 

Teilen: