Wednesday, 6. May 2026
Sport

Hendboll, Kosova U19 gati për fazën e dytë të Botërorit

GS 10/08/2025 2 Min. Lesezeit

Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, Kosova U19 në hendboll të shtunën ka shënuar fitoren e parë në Botërorin që po mbahet në Egjipt.

Hendbollistët e rinj triumfuan ndaj Marokut, fitore kjo që erdhi pas humbjeve nga Zvicra e Hungarian ë kuadër të fazës së parë të grupeve.

Javën tjetër, prej të martës, Kosova U19 nis fazën e dytë të grupit, në të cilën marrin pjesë kombëtaret që luftojnë për plasman sa më të mirë.

Pra, Kosova U19 do të luaj për renditje prej pozitës së 17-të deri në pozitën e 32-të kurse në fazën e dytë, Kosovës i bartend y pikët e fituara ndaj Marokut.

Kosova U19 do të përballet me Kuvajtin e Portugalinë, me fitore ndaj të dyjave do të luaj për plasman prej vendit të 17-të deri në vendin e 20-të, ndërsa nëse pëson një humbje luan për renditje 21 deri 24.

Ndeshjen me Kuvajtin, Kosova e luan të martën prej orës 14:00 kurse me Portugalinë do të përballet të mërkurën prej orës 11:15.

Është kjo pjesëmarrja e tretë e Kosovës në Kampionate Botërore në sportet ekipore pas dy të kaluarave që po ashtu ishin në hendboll – në Botërorin U21 në Spanjë dhe Botërorin U18 në Kinë.

 

 

Teilen: