Wednesday, 6. May 2026
Sport

Vllaznia fiton gjyqin ndaj Ballkanit në FIFA

GS 10/08/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia ka fituar gjyqin në FIFA ndaj Ballkanit, në lidhje me pjesën e mbetur të shumës së papaguar për transferimin e futbollistit Geralb Smajli.

Tashmë ky insitucion përmes komisioneve përkatëse të saj, e ka marrë vendimin e formës së prere dhe brenda 45 ditëve Ballkani së bashku me një interes 5% duhet që të transferoje në llogari të KF Vllaznia shumën prej 40 mijë  euro. 

Një situatë e paprecedentë kjo, teksa në këtë merkato vere, të dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët për huazimin e mbrojtësit Elmando Gjini nga Ballkani te Vllaznia.  

Teilen: