Wednesday, 6. May 2026
Sport

Kumbulla do të kthehet në Spanjë

GS 11/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla duket se ka marrë vendim për të ardhmen e tij.

Bëhet e ditur se Kumbulla ka vendosur të kthehet në Spanjë, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Kumbulla do të largohet nga Roma, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Në mesin e ekipeve të interesuara nga Spanja, është edhe Espanyoli, tek i cili luajti sezonin e shkuar në formë huazimi dhe në 35 paraqitje në La Liga realizoi edhe 3 gola.

25-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2027, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe ekipi tjetër nga Serie A, Cagliari.

Teilen: