Federata Spanjolle e Futbollit ka aprovuar propozimin e La Liga-s, e cila ka vendosur që ndeshja e dhjetorit mes Villareal dhe Barcelona të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mbledhjen më të fundit të bordit të Federatës janë tërhequr zyrtarisht dokumentat ku propozohet që ndeshja në fjalë të luhet në “Hard Rock Stadium” të Majemit.
Federata Spanjolle e Futbollit do të bëjë një kërkesë në UEFA, e cila do të kërkojë autorizimin e FIFA-s për ndryshimin e stadiumit ku do të luhet takimi në fjalë.