Wednesday, 6. May 2026
Sport

Superkupa e Europës, PSG nuk grumbullon Gianluigi Donnarumma për finalen me Tottenham

GS 11/08/2025 1 Min. Lesezeit

Raporti mes PSG dhe Gianluigi Donnarumma ka mbërritur në një pikë ku zgjidhja e vetme është largimi i portierit. Vendimi më i fundit i klubit francez në dëm të italianit, i cili pati një kontribut kolosal në triumfin në Champions League, nuk lë shumë vend për koment.

Donarumma nuk është grumbulluar për takimin e ditës së mërkurë ku PSG sfidon Tottenham në finalen e Superkupës së Europës. Në vend të italianit mes shtyllave pritet që të jetë blerja e re, Lucas Chevalier.  

Teilen: