David Alaba mund të përjetojë një rini të dytë me mbërritjen e Xabi Alonso-s në “Bernabeu”. Mbrojtësi austriak siç dihet është parë si një “peshë” për arkat e klubit pasi paga e tij e lartë nuk justifikohet nga kontributi i tij në fushë.
Austriaku nuk ka qenë me fat pasi në sezonet e fundit ka pësuar dëmtime, të cilat e kanë lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Në fundin e sezonit të kaluar stafi i ngushtë i Florentino Perez është munduar që të minizojë problemin dhe të kërkojë mirëkuptimin e Alaba-s, i cili duhet që kërkonte një tjetër ekip. Por merkato e munguar në mesfushë dhe mbërritja e Alonso-s mund të jenë një “shans i dytë” për Alaba-n, i cili po projektohet që të spostohet në mesfushë. Sipas medieve spanjolle Alonso ka menduar që të përfitojë nga vizioni i lojës së austriakut duke e kaluar përpara mbrojtjes, një rol ky që nuk mund të konsiderohet i ri për lojtarin, i cili është përdorur si mesfushor shpesh herë edhe në Mynih kur në stolin e Bayern-it ulej Josep Guardiola.