Wednesday, 6. May 2026
Sport

PSG cakton çmimin për Donnarumman

GS 12/08/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri Gianluigi Donnarumma, përfundimisht do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër.

PSG, tashmë ka ndërmarrë veprime në këtë drejtim pasi ka caktuar çmimin për portierin italian, të cilin e ka nxjerrë në shitje.

Për kartonin e Donnarummas, ekipi francez po kërkon të paktën 30 milionë euro kurse interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shfaqur Manchester Unitedi, Chelsea e Manchester City.

Te PSG-ja, tashmë nuk llogaritin në Donnarumman, të cilin nuk e kanë përfshirë në listën oër ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Tottenhamit, që luhet të mërkurën mbrëma në Udine.

26-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e skuadrës francize.

Teilen: