Një portier i ri për Sassuolon. Sipas Corriere dello Sport, klubi italian është afër nënshkrimit me Arijanet Muric, portierin kosovar, i cili iu bashkua Ipswich Town gushtin e kaluar.
Gazeta raporton se është arritur një marrëveshje paraprake në lidhje me një huazim me opsion blerjeje me vlerë rreth 10 milionë euro.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Muric (26 vjeç) filloi karrierën te ekipet e të rinjve të Zurich përpara se t’i bashkohej Manchester Cityt në vitin 2016. Gjatë karrierës së tij ai luajti për NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II, Adana Demirspor dhe Burnley.