Wednesday, 6. May 2026
Sport

Arbër Zeneli lëndohet sërish

GS 12/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli është dëmtuar në ndeshjen e fundit të skuadrës së Elfsborgut.

Elfsborgu, të hënën mbrëma barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Varnamos kurse Zeneli u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë.

Ai ishte startues te Elfsborgu dhe asistoi në golin e parë të ndeshjes, por u zëvendësua në minutën e 49-të.

30-vjeçari e kërkoi vet largimin, ndërsa ka deklaruar se nuk e di çfarë po ndodhë me të pasi kohë më parë është rikthyer nga lëndimi dhe sapo filloi të marrë veten.

“Zakonisht është kështu kur gjërat shkojnë mirë për mua. Nuk e di vërtet se çfarë nuk shkon me mua”, tha Zeneli.

Në 6 ndeshje kampionale këtë sezon, Zeneli ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim.

Teilen: