Drenica ka vazhduar me përforcime pas rikthimit në Superligë dhe ka zyrtarizuar 12 sosh.
Skuadra e udhëhequr nga Bylbyl Sokoli ka prezantuar 12 afrime, duke nisur nga porta që është përforcuar me Kenan Haxhihamzën.
Një rikthim i madh është ai edhe i mbrojtësit Granit Jashari, derisa në mbrojtje kanë marrë edhe Eneid Kodrën dhe Anteo Osmanllarin.
Emrat e tjerë që i janë bashkuar kuqezinjve nga Skenderaj janë edhe Altin Vojvoda, Christian Da Silva, Erisildo Smaci, Indrit Prodani, Jeton Krasniqi, Keslin Shani, Ronaldo Chacon dhe Tiago Gomes.
Gjithashtu kuqezinjtë nga Skenderaj kanë blinduar edhe lojtarët si Kreshnik Uka, Igball Jashari, Arbër Shala, Genc Hamiti apo Andi Veliqi.