Tuesday, 5. May 2026
Sport

Topalaj vazhdon edhe për dy vite te Ferizaj

GS 13/08/2025 1 Min. Lesezeit

Ardit Topalaj do të vazhdojë të luajë tek FC Ferizaj.

Klubi kosovar ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashëkëpunimit me mbrojtësin.

Me këtë rast, Topalaj ka nënshkruar kontratë me ferizajasit deri në verën e vitit 2027, ndërsa ajo aktuale i skadonte tash.

FC Ferizaj ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e lojtarit në sezonin e fundit, prandaj edhe kryesia e klubit pret që edhe në sezonin e ri ai të japë kontribut të rëndësishëm për klubin.

Teilen: