Bayern i Mynihut nuk ka hequr dorë nga Woltemade, pasi ditën e sotme i ka bërë edhe një ofertë të tretë të përmirësuar ekipit të Shtutgart. Kësaj here shoqëria bavareze ka ofruar 60 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit si dhe një përqindje në rast të shitjes së tij në vitet në vazhdim.
Oferta është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e Shtutgart, të cilët duan të paktën 75 milionë euro për të lënë të lirë Nick Woltemade-n. “Kërkesa e Shtutgart nuk është e arsyeshme pasi po flasim për një lojtar, i cili i është bashkuar klubit me parametra zero si dhe nuk është mes më të paguarve në ekip”, tha menaxheri i talentit, Danny Bachmann për DPA.