• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita kërkon përmbysjen kundër FCSB-së në “Fadil Vokrri”

14/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit rumun FCSB, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Pas një performance mbresëlënëse në sfidën e parë të luajtur në Bukuresht, gjilanasit synojnë të bëjnë një hap të madh drejt ëndrrës evropiane, duke kërkuar një fitore që do të mund t’u siguronte atyre kualifikimin në fazën play-off.

Në takimin e parë, Drita habiti të gjithë me një fillim të furishëm, duke marrë epërsi 0-2 në pjesën e parë, mirëpo në fund u mposht me rezultat 3-2, pas një përmbysjeje të shpejtë nga skuadra rumune në pjesën e dytë.

Megjithatë, ajo ndeshje la shenja të qarta se kampioni i Kosovës ka potencialin për t’u përballur me ekipe të kalibrit më të lartë dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë e jashtëzakonshme, me tribuna të mbushura plot dhe përkrahje të zjarrtë nga “Intelektualët” dhe dashamirët e tjerë të futbollit kosovar.

Një lajm pozitiv për Dritën është rikthimi i sulmuesit Liridon Balaj, i cili e humbi ndeshjen e parë për shkak të një suspendimi.

Nga ana tjetër, mungesa e vetme në radhët e gjilanasve është ajo e mbrojtësit kolumbian Juan Camilo Mesa, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.

Për Dritën, kjo është një mundësi e artë për të shënuar një nga sukseset më të mëdha të futbollit kosovar në garat evropiane.

Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit për futbollin kosovar në përgjithësi.

Next Post

US Open vendos rekordin marramendës së premios për tenistët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.