Tuesday, 5. May 2026
Sport

Lëndohet Ismajli, mungon ndaj Interit

GS 14/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Torinos ka marrë një goditje të rëndë në prag të sezonit 2025/26 në Serie A të Italisë.

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli ka pësuar një dëmtim dhe pritet t’i mungoj Torinos të paktën në dy ndeshjet e para të sezonit të ri, atë të Kupës dhe kampionatit.

Ismajli ka dëmtuar muskulin e kofshës së djathtë dhe nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Torino ka shkruar se prognoza do të përcaktohet në “evolucionin klinik të dëmtimit” pasi Ismajli iu nënshtrua testeve, të cilat konfirmuan dëmtimin e pësuar.

Sipas raportimeve fillestare, Ismajli do t’i mungojë Torinos në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Modenas, e cila luhet të hënën, më datën 18 gusht.

Po ashtu, ai pritet të mos jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, që Torino e luan në udhëtim tek Interi, më datën 25 gusht.

Teilen: