Dinamo City ka bërë historinë duke u kualifikuar në Play-Off të Ligës së Konferencës, të UEFA-së.
Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja eliminoi Hajdukun e Splitit me rezultat 3:1, dhe rezultat të përgjithshëm 4:3.
Baton Zabërgja, Eridon Çardaku dhr Hekuran Berisha shënuan golat e fitores së Dinamos, me dy gol të realizuar në vazhdime, për ta siguruar kualifikimin tutje në garën evropiane.
Në Play-Off, Dinamo City tani ndeshet me Jagiellonian e Polonisë.